
Policia në Sarandë ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, kur u raportuan të shtëna me armë zjarri që alarmuan banorët e zonës.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Kristi Ceka, 31 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është paraqitur në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe më pas e ka kanosur me armë zjarri, së bashku me familjarët e saj.
Konkretisht pasi ka dhunuar ish-partneren, i riu është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur armën tip pistoletë në kokë duke e kanosur. Ai gjithashtu ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë në ajër dhe më pas është larguar drejt Borshit me automjetin e tij tip “Audi” Q7 me targa AB020RR.
Pas ndjekjes policore Kristi Ceka është arritur të kapet në Borsh

