AKTUALITET /

EMRI/ Biznesmeni shqiptar gjendet i vrarë në Itali, pranga një tjetër shqiptari

Shkruar nga Versus

EMRI/ Biznesmeni shqiptar gjendet i vrarë në Itali, pranga një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku sipërmarrësi 52-vjeçar me origjinë shqiptare Artan Kaja është gjetur gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë mbrëmjen e së martës.

Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Pasditen e sotme, policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë.

Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.

Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.

Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: