AKTUALITET /

EMRI/ Digjet një makinë në Pogradec, pronari i mjetit person me precedent penal

Ai është arrestuar në vitin 2023, pasi u kap në flagrancë i armatosur dhe i dyshuar se po përgatitej për të kryer një ngjarje kriminale.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Digjet një makinë në Pogradec, pronari i mjetit person me

Ditën e sotme, një automjet në Pogradec u përfshi plotësisht nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim.

Pronari i automjetit të djegur është identifikuar si Artur Musollari, person i njohur për strukturat e rendit në Pogradec. Ai është arrestuar në vitin 2023, pasi u kap në flagrancë i armatosur dhe i dyshuar se po përgatitej për të kryer një ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit të zhvilluar në atë kohë, policia i sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak si edhe sende të tjera të paligjshme. Këto dyshoheshin se do të përdoreshin për realizimin e një akti të rëndë kriminal, çka e bëri Musollarin subjekt të njohur për organet e rendit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një veprimi të qëllimshëm, ndërsa nuk përjashtohen as pista të tjera që mund të dalin gjatë verifikimeve./Versus.al

Poll