AKTUALITET /

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për rrëmbimi i personit dhe trafik droge, arrestohet në Spanjë 40 vjeçari

Ogiçi është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Shkruar nga Versus

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për rrëmbimi i personit dhe trafik

Policia ka njoftuar se, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi u realizua në Spanjë.

Ogiçi është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Ky operacion u realizua falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke garantuar ekzekutimin e drejtësisë dhe ekstradimin e të dënuarit.

Poll