Një tjetër i kërkuar shqiptar nga SPAK dhe Policia e Shtetit për vrasje të mbetur në tentativë është prangosur në Angli.
Tch duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve mëson se kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë ndaj Edison Muceku 33 vjeç.
Prokuroria e Posaçme, pas zbardhjeve të bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” e ka akuzuar Edison Mucekun se së bashku me shtetasit Albert Zaja, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e shtetasit, Hamza Tërziu më 21 Maj të vitit 2020 në Bulqizë.
Gjykatës City of Westminster iu tha Shqipëria e kërkon Edison Mucekun si bashkëautor në tentativë vrasje në Bulqizë më 21.05.2020.
Muceku i kërkoi gjykatës “City of Westminster” që procesi ekstradimit të ndalej këtu pasi ai vullnetarisht kërkonte të kthehej në Shqipëri e u përballur me akuzën e vrasjes.








