Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit e tij në banesën e tyre në Paskuqan.
Ervin Kadiu, i cili nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me vëllezërit, kishte rënë dakord për një takim me ta për të shlyer një borxh të marrë.
Sipas informacionit, 30-vjeçari u sulmua fillimisht nga dy vëllezërit me sende të forta, por më pas ai përdori një thikë duke i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit./Versus.al







