AKTUALITET /

EMRI/ Vodhi paratë në një dyqan në Sarandë dhe tentoi të p*rdhunojë shitësen, në pranga 48 vjeçari

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Sarandës, ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 2 të qytetit, ku i dyshuari, Jorgo Kumaraku, 48 vjeç, nën kërcënimin e një thike, ka grabitur 60,000 lekë të reja nga arka e dyqanit.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Vodhi paratë në një dyqan në Sarandë dhe tentoi
Jorgo Kumaraku

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 2 maj 2025 në qytetin e Sarandës, ku një 48-vjeçar me precedent penal ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për grabitje me dhunë dhe tentativë përdhunimi.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Sarandës, ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 2 të qytetit, ku i dyshuari, Jorgo Kumaraku, 48 vjeç, nën kërcënimin e një thike, ka grabitur 60,000 lekë të reja nga arka e dyqanit.

Gjatë aktit kriminal, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj shitëses 26-vjeçare dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka organizuar operacionin për kapjen e autorit dhe ka bërë arrestimin e tij.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj Kumarakut pritet të ngrihen akuza të rënda që parashikojnë dënime të ashpra sipas legjislacionit penal në fuqi./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: