AKTUALITET /

EMRI+FOTO/ Vila në Tiranë dhe Palasë, trafikantit shqiptar i sekuestrohen 26 mln euro pasuri

Bëhet fjalë për Kristjan Koni, i njohur edhe me emrin Olsi Meta, të cilit i janë sekuestruar 19 prona, 2 makina luksoze dhe 20 llogari bankare, që në total kapin vlerën e 26 milionë eurove.

Shkruar nga Versus
EMRI+FOTO/ Vila në Tiranë dhe Palasë, trafikantit shqiptar i
Olsi Meta

19 prona, mes tyre vila në zona luksoze të Tiranës dhe Palasës, janë sekuestruar në një operacion të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, të cilat i përkasin një 45-vjeçari të dënuar për vrasje dhe trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për Kristjan Koni, i njohur edhe me emrin Olsi Meta, të cilit i janë sekuestruar 19 prona, 2 makina luksoze dhe 20 llogari bankare, që në total kapin vlerën e 26 milionë eurove.

Vilat e sekuestruar të Kristjan Konit, foto të publikuar nga policia:

EMRI+FOTO/ Vila në Tiranë dhe Palasë, trafikantit shqiptar i

EMRI+FOTO/ Vila në Tiranë dhe Palasë, trafikantit shqiptar i

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortesa”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll