AKTUALITET /

Ur*noi te Gjykata e Lartë dhe vuri kandidaturën për kryepolic, kush është 42 vjeçari që u ekstradua sot nga Italia

Vitin e kaluar ai ishte një nga pesëmbëdhjetë kandidatët që shprehen interesin për të qenë pjesë e garës për kryepolicin e ri të Shqipërisë. Në rrjetin social ‘TikTok’ ai u kërkonte ndihmë qyetarëve që të zgjidhej ai drejtues i parë  i Policisë së Shtetit edhe pse ishte në kërkim.  

Shkruar nga Versus
Ur*noi te Gjykata e Lartë dhe vuri kandidaturën për kryepolic,
Hajrulla Xhivini

42 vjeçari Hajrulla Xhivini u ekstradua ditën e sotme nga Italia pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Por 42 vjeçari nuk është një emër i panjohur. Vitin e kaluar ai ishte një nga pesëmbëdhjetë kandidatët që shprehen interesin për të qenë pjesë e garës për kryepolicin e ri të Shqipërisë.

Në rrjetin social ‘TikTok’ ai u kërkonte ndihmë qytetarëve që të zgjidhej ai drejtues i parë  i Policisë së Shtetit edhe pse ishte në kërkim.  

Më 7 korrik 2024 ai u arrestua pasi shantazhoi kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushin.

42 vjeçari nuk u ndal me aq. Në rrjete sociale publikoi një video ku shihej teksa urinonte para Gjykatës së Lartë duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sokol Sadushit.

''Ja po shurrosim tek Sokol Sadushi. Po shurrosim. Ja këtu është Gjykata e Lartë,"- shprehej në video Hajrulla Xhivini, ish-drejtues i Policisë së Shtetit.

Gjithashtu gjatë kohës që kishte hedhur kandidaturën për kreypolic ai sulmoi të gjithë eprorët e tij përfshirë dhe Muhamet Rrumbullakun./Versus.al

 

Poll