AKTUALITET /

Ende pa vetëdije! Prej ditësh në terapi intensive, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Pavarësisht kujdesit intensiv, mjekët shprehen se shanset për përmirësim janë të pakta.

Shkruar nga Versus
Ende pa vetëdije! Prej ditësh në terapi intensive, si paraqitet
Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej 16 ditësh në gjendje kritike për jetën dhe vijon të trajtohet në repartin e terapisë intensive të një spitali privat në Tiranë. Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij mbetet e rëndë dhe ai është ende pa vetëdije.

Reagimet e organizmit ndaj dritës dhe stimulimeve të tjera janë minimale, ndërsa ekipet e mjekëve po monitorojnë në mënyrë të pandërprerë parametrat jetësorë. Pavarësisht kujdesit intensiv, mjekët shprehen se shanset për përmirësim janë të pakta.

Kujtojmë se pak javë më parë, Nano pësoi një arrest kardiak, ndërkohë që prej kohësh vuante nga probleme me frymëmarrjen.

Ndërhyrja e shpejtë e stafit të ambulancës i riktheu përkohësisht funksionin e zemrës, por truri i tij, sipas mjekëve, aktualisht nuk paraqet aktivitet.

Deri më tani, familjarët e ish-kryeministrit nuk kanë dhënë asnjë reagim publik mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Tags:

fatos nano

Poll