
Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve të cilat kanë bllokuar rrugën e Llogarasë.
Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Në vendngjarje ndodhen grupet e punës të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë ekipet e OSHEE-së, po merren me rikuperimin e furnizimit me energji elektrike për zonën. Versus.al

