
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për transmetim të plotë “live” të seancës gjyqësore, duke vendosur një regjistrim dhe transmetim të pjesshëm të saj.
Sipas vendimit të gjykatës, lejohet transmetimi vetëm në çelje të seancës dhe në momentet kur jepen vendime, ndërsa gjatë pjesës tjetër kamerat duhet të jenë të fikura.
“Regjistrimin dhe transmetimin e pjesshëm të seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur të japë vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrohet”, tha gjykatësi.
Seanca vijon nën këto kushte të përcaktuara nga trupa gjykuese./Versus.al

