
Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate në fshatin Sarandë, në zonën e Berdenesht.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banese private dhe është konstatuar në mëngjes nga pronarja e shtëpisë, S. Ismailaj, e cila nuk banonte në atë banesë në momentin e ngjarjes.
Pas njoftimit, forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, si dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.
Autoritetet po mbledhin prova dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa deri tani nuk raportohen të lënduar./Versus.al

