AKTUALITET /

Fillimi i sezonit veror/ Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë Amerikane mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

Me fillimin e sezonit veror, Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare për të rritur kapacitetet e tyre në reagimin ndaj zjarreve.

Shkruar nga Versus

Fillimi i sezonit veror/ Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë

Me fillimin e sezonit veror, Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare për të rritur kapacitetet e tyre në reagimin ndaj zjarreve. Në këtë kuadër, po zhvillohen trajnime të specializuara që përfshijnë edhe përdorimin e teknikës së fikjes ajrore me “Bambi buckets”.

Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe theksojnë bashkëpunimin e ngushtë midis forcave ushtarake të Shqipërisë dhe SHBA-së. Ky bashkëpunim synon të forcojë gatishmërinë rajonale për situata emergjente dhe të përmirësojë koordinimin në luftën kundër zjarreve, duke mbrojtur komunitetet dhe natyrën në Shqipëri dhe rajon.

Ambasada vlerëson rëndësinë e këtij bashkëpunimi strategjik, i cili rrit sigurinë dhe reagimin efektiv në situata krizash gjatë periudhës më të rrezikshme për zjarrëvëniet.

‘Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.” Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.’- thuhet në postimin e ambasadës.

 

Poll