MAGAZINË /

"Ku jeni ju patriotët e stadiumeve", Robert Aliaj: Patriotizmi i vërtetë është të ngrihesh kur atdheu është në rrezik

Aliaj i cili ka marrë pjesë në protestat e mbajtura prej më shumë se një muaji, u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen për të mbrojtur vendin.

Shkruar nga Versus

"Ku jeni ju patriotët e stadiumeve", Robert Aliaj: Patriotizmi i

Artisti i njohur, Robert Aliaj nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protestë për të mbrojtur vendin përballë rrezikut ku ndodhet.

Teksa ironizoi ata të cilët e shfaqin patriotizmin nëpër stadiume e koncerte, Aliaj tha se patriotizmi i vërtetë nuk tregohet me këngë, as me luksin e ardhura nga droga e korrupsioni. Kompozitori shtoi se të jesh patriot do të thotë të mos bësh pazare, të mos shesësh votën dhe të jesh i lirë.

“Ku jeni ju patriotet e stadiumeve dhe koncerteve tallava, ju me tatuazhe te shqiperise se madhe që ulërisni me histeri. Por Kur atdheu digjet, pse strukeni si minj?

Kur ti nuk je ne gjendje te mbrosh femijen tend, ti nuk e meriton atë. Ti patrioti njeperdorimsh, Kush të ka tredhur ty?

Patriotizmi i vërtetë nuk është kënga e xhamadanit qe shpërthen nga xhamat e  makinave luksoze me të ardhura prostitucioni dhe droge, Nuk janë kenget e pasinqerta  per shqipet qe i keni shfarosur per ti ngrënë apo ballcamosur,  as droga, as kriminaliteti, as korrupsioni. Jooooooo, nuk jane patriotizem. Patriotizmi i vërtetë kushton diçka zotërinj. Kushton më tepër se liria.

Prandaj levizni, beni nje here diçka ne jeten tuaj. Protestoni! Patriotizëm i vërtetë do të thotë besnikëri, të jesh i betuar për diçka më të madhe se vetja.

Patriot i vërtetë është një i dashuruar me jetën, i lirë në hapësirë, nuk ben pazare, nuk vjedh vëndin e tij, nuk vjedh votën, as nuk e shet.

Refreni i Patriotizmit të vërtetë nuk është "O sa mirë me qënë shqiptar". Patriotizëm i vërtetë Eshte rituali i atij që ngrihet ne kembe kur atdheu eshte ne rrezik”- tha ai mes të tjerash. Versus.al

 

 
Poll