
Lionel Messi ka dhënë një deklaratë pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër, duke thënë se lojtarët e tyre i kërkuan fanellën, por gjatë ndeshjes s’u ndalën duke e goditur.
Argjentinasi shënoi në fitoren e vështirë 3-2, ndeshje që shkoi në vazhdime, por në fund Argjentina arriti të sigurojë me mund avancimin për në fazën tjetër.
Pas ndeshjes, derisa po jepte nënshkrime për tifozët, lojtarët e Kepit të Gjelbër iu afruan me radhë për të bërë fotografi.
Gjatë atij momenti, Messi i tha një gazetari se “Po ma kërkuan edhe fanellën, por gjatë lojës s’u ndalën duke me goditur”.
Pas kësaj, ai filloi të qeshte duke e lënë të kuptohet se i kupton plotësisht, kurse edhe lavdëroi paraqitjen e Kepit të Gjelbër, sidomos portierit Vozinha.
Përndryshe, Argjentina në raundin e 16-të do të përballet me Egjiptin. Versus.al

