
Njëri prej shqiptarëve të diasporës ka filmuar një prej policëve teksa hynin në pikën kufitare të Muriqanit. Në videon e publikuar, qytetaroi pretendon se polici po filmonte makinat e shqiptarëve të diasporës me qëllim që më pas t’i gjobiste siç ndodhi herën e kaluar me emigrantët që erdhën për protestën e 20 qershorit.
“Po bëni foto, po bëni video për të na gjobitur? Tradhtar”- shprehet qytetari në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Ndërsa polici i kërkon që të vijojë me qarkullimin. Në rrugë shihen qindra automjete që presin në radhë për t’u nisur drejt Tiranës për protestën kombëtare të thirrur ditën e sotme. Versus.al

