AKTUALITET /

VIDEO/ Radhë kilometrike në Doganën e Morinës, mbi 11 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri brenda katër orëve

Për të përballuar fluksin, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion të gjitha sportelet e kontrollit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Radhë kilometrike në Doganën e Morinës, mbi 11

Pika e Kalimit Kufitar të Morinës është përballur me fluks të lartë automjetesh dhe udhëtarësh në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar radhë në hyrje të territorit shqiptar.

Rritja e lëvizjes lidhet me fundjavën dhe sezonin turistik, pasi mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar dhe në destinacione të tjera turistike të vendit.

Për të përballuar fluksin, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion të gjitha sportelet e kontrollit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, nga ora 05:00 deri në orën 09:00 në Shqipëri kanë hyrë 11,725 shtetas nga Kosova me 2,740 automjete.

Ndërkohë, qarkullimi drejt Morinës është ndikuar edhe nga dy aksidente të ndodhura pranë Vërmicës, afër Prizrenit, ku u përfshinë gjashtë automjete dhe mbetën të lënduar shtatë persona.

Për automjetet me targa të Kosovës po zbatohen procedura të thjeshtuara të kalimit, ndërsa për automjetet me targa të huaja autoritetet kanë përshpejtuar kontrollet, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e lëvizjes në kufi./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Tags:

morine fluks

Poll