Kryeministri Edi Rama, i cili feston sot 62-vjetorin e lindjes, ka falënderuar qytetarët për urimet e shumta që ka marrë me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se i ka qenë e pamundur t'u përgjigjet të gjitha mesazheve dhe telefonatave, ndaj zgjodhi t'i falënderojë publikisht.
"Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t'u përgjigjem të gjithave e prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon", shkruan ai.
Në fund të mesazhit, kreu i qeverisë iu referua me ironi edhe kritikëve të tij.
"Faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot", shprehet Rama.

