POLITIKË /

"Sistemi po lufton korrupsionin", Rama: Nuk ka përse të kërkohet gijotina, duhet balancë pushtetesh

Kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë në histori që sistemi po lufton korrupsionin.

Shkruar nga Versus

"Sistemi po lufton korrupsionin", Rama: Nuk ka përse të

Kryeministri Edi Rama mbajti sot në takim me punonjës të administratës në eventin e Edicionit  të Tretë të Javës së Administratës Publike. Ndërsa foli edhe për protestën, Rama tha se ai përpiqet të shohë realitetin e institucioneve në përditshmëri.

Sipas tij, sistemi që ka ndërtuar qeveria e tij funksionon pasi për herë të parë po luftohet korrupsioni.

“Fiks ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymin e shumë gjërave që bëmë bashkë është që sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin. Pra është komplet e kundërta që thuhet badihava. Sistemi po lufton korrupsionin dhe voluntarizmi këtu dhe atje. Gjë që natyrisht është shumë e dhimbshme, është njësoj si një therje në sytë e të gjithëve që krijojnë turbulli e neveri, krijon ndjenjën e pisllëkut. Sepse faktikisht kjo gjë po ndodh, po hyhet aty nuk është hyrë kurrë që nga krijimi i shtetit shqiptar. Kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën sepse të gjitha sistemet që në fund përfunduan në ferr për popujt që u ekzaltuan nga ideja e drejtësisë së aty për atyshme dhe që shkuan tek plumbi ballit dhe gijotina, na kanë mësuar që kjo e demokracisë dhe e balancimit të pushteteve dhe ndërtimin e një sistemi që mbron gjithkënd, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat”- tha Rama. Versus.al

Poll