AKTUALITET /

“Mos mbështesni të korruptuarit për hir të stabilitetit”, aktivistja në PE: Rama nuk është i duhuri për shqiptarët

Aktivistja tha se partitë politike shqiptare kanë vizion të përbashkët për integrimin europian dhe nuk ka përse KE të mbështesë Ramën vetëm për hir të stabilitetit.

Shkruar nga Versus

“Mos mbështesni të korruptuarit për hir të

Anëtarja e Lëvizjes Bashkë, Mirza Bala, ka folur sot në Parlamentin Europian për të ngritur shqetësimet e qytetarëve shqiptarë të cilët prej më shumë se një muaji protestojnë masivisht kundër qeverisë. Bala bëri thirrje që komisionerët për zgjerim të reshtin së mbështeturi Ramën për hir të stabilitetit. Duke e konsideruar kryeministrin “të korruptuar”, aktivistja tha se ka parti të tjera të angazhuara për integrimin europian të Shqipërisë.

“Ajo që unë i kërkoj Komisionit Europian është që të mos e lidhë integrimin europian me një emër. Rama nuk është personi i vetëm dhe nuk është i duhuri në fakt që mund ta bëjë këtë realitet për shqiptarët. Ne, shqiptarët jemi të gjithë gati të punojmë për ta bërë këtë realitet për veten tonë. Dhe duhet ta inkurajojmë komisionin të ndalojë mbrojtjen e politikanëve tanë të korruptuar për hir të stabilitetit. Siç e përmenda, ekziston ky vision i përbashkët i të gjitha partive politike shqiptare për integrimin europian. Partnerë të besueshëm janë në terren duke u shfaqur dhe duke u forcuar që mund të bëjnë një punë vërtet më të mirë, punë të ndershme si për shqiptarët në atdhe ashtu edhe për europianët. Jemi këtu për t’u përpjekur ta bindim komisionin që të marrë seriozisht në konsideratë kërkesat tona”-tha ajo mes të tjerash. Versus.al

 

Poll