Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit që drejton përgjatë vitit 2025. Braho tha se prokurorët kanë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 577 ishin mbartur nga viti 2024 duke theksuar se ka patur një rritje të volumit të hetimeve.
“SPAK ka hetuar 871 procedime, 577 janë bartur nga viti 2024, ndërsa 294 janë regjistruar si çështje të reja. Me 2024. Kjo përfaqëson rritje të volumit të hetimeve në masën 4.9%. Janë përfunduar 216 çështje, duke ruajtur nivelin e vetit paraardhës. SPAK ka përballuar një ngarkesë në rritje pa humbur qëndrueshmërinë në humbjen e hetimeve. Tregues i rënd është rritja e qasjes proaktive. Nga 294 procedime të reja 209 janë regjistruar kryesisht nga SPAK. Ose rreth 37% e totalit të çështjeve të nisura kryesisht, në 2024 ky tregues ishte 19.8%. Kjo tregon që SPAK po mbështet në analizë, hetim financiar dhe jo vetëm referime të ardhura nga institucione të tjera apo kallëzime”, tha Braho.
Sa u takon veprave penale më problematike, Braho nënvizoi korrupsionin shtetëror në administratë, e deri tek institucionet e drejtësisë.
“Korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues, përshin funksionarë vendorë, të administratës, prokurorë, gjyqtarë, punonjës policie. Çështje të reja për korrupsionin u rritën me 18%, ndërsa çështjet e përfunduara u rritën me 12%”- shtoi ai.
Ndërsa bëri me dije se Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i shtoheshin edhe 48 hetues të rinj. Versus.al

