
Shqiptarët e kanë provuar se kur bëhen bashkë, mund të bëjnë mrekullira si në rastin e mbledhjes së fondeve për të trajtuar jashtë vendit persona me sëmundje të rëndë. Edhe së fundmi, shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen e 36 vjeçarit Altin Hila, babain e një fëmije të paralizuar që u arrestua dhe u dhunua nga policia gjatë protestës së djeshme para Kuvendit.
Në platformën “GoFundMe” brenda 13 orësh u mblodhën mbi 100 mijë euro në solidarizim me Altin Hilën i cili së bashku me djalin e tij të paralizuar ka qenë në protestë për 32 ditë më radhë duke udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës.

Imazhet e 36 vjeçarit në momentin kur arrestohej dhe më pas goditej nga policia, bën xhiron e rrjetit dhe ngjallën shumë pakënaqësi tek qytetarët. Versus.al

