AKTUALITET /

Tensionet dhe dhuna në protestën e djeshme, policia: 19 protestuar të arrestuar, 12 nën hetim

Në njoftim bëhet me dije se 15 policë janë lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit.

Shkruar nga Versus
Tensionet dhe dhuna në protestën e djeshme, policia: 19 protestuar
Protesta e 2 korrikut

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me veprimet e kryera gjatë ditës së djeshme para Kuvendit të Shqipërisë ku u përplasën me qindra qytetarë të cilët po protestonin.

Në total 19 protestues janë arrestuar, 12 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu në njoftim pretendohet se protestuesit kundërshtuan policinë duke goditur me sende të forta efektivët.

Për pasojë, 15 efektivë policie janë lënduar si dhe është dëmtuar një automjet i flotës së policisë. Mbrëmjen e djeshme protestuesit marshuan drejt komisariatit numër 4 të Tiranës duke bërë thirrje në kor për lirimin e protestuesve të arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19  shtetas.

Procedohen penalisht 12 shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.

Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.

Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Versus.al

Poll