
Shkodër- Policia ka zbardhur grabitjen e një çifti turistësh të huaj të ndodhur rreth 3 javë më parë në fshatin Domen.
Në pranga ra një i mitur 16 vjeçar, ndërsa u proceduan penalisht dy të tjerë të moshave 27 dhe 20 vjeç.
Më 9 qershor gjatë natës në rrugën “Domen-Postribë”, 16 vjeçari në bashkëpunim me 2 të rinjtë e proceduar dhe një person tjetër të shpallur në kërkim, iu ka marrë bashkëshortëve gjermanë shumën prej 500 eurosh.
E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa turistët gjermanë po qëndronin në makinën e tyre ndërsa i mituri i kërcënoi me armë zjarri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Versus.al

