AKTUALITET /

U arrestua pas protestës tek Kuvendi, avokati: Një nga protestuesit vuan nga epilepsia, ishte në spital deri në mëngjes

Avokati tha se do pritet të bëhet vlerësimi i masës së arrestit me burg, por deri tani nuk është parë dhunë nga 7 personat që u arrestuan pa nisur protesta

Shkruar nga Versus

U arrestua pas protestës tek Kuvendi, avokati: Një nga protestuesit

Një nga protestuesit e arrestuar pas përplasjeve të enjten tek Kuvendi, vuan nga epilepsia.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga avokat Gentian Serjani i cili tha se të gjithë të shoqëruarit aktualisht ndodhen te paraburgimi te Paraburgimi në rrugën  “Mine Peza”.

“Një nga të shoqëruarit është në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi vuan nga epilepsia dhe deri në orët e para të mëngjesit ka qëndruar në spital.

Kam bërë kërkesë që Niko Qarkaj, protestuesi që vuan nga krizat epileptike, të mos vijojë të mbahet më gjatë në paraburgim”, tha avokati.

Avokati deklaroi se akuzat janë të njëjta për të gjithë pavarësisht se ka edhe pamje për rolin e secilit prej tyre.

Sipas Serjanit, shtatë nga personat janë arrestuar që pa nisur protesta pas provokimeve të truprojave të ish-ministrit Ulsi Manja.

Avokati tha se do pritet të bëhet vlerësimi i masës së arrestit me burg, por deri tani nuk është parë dhunë nga 7 personat që u arrestuan pa nisur protesta.

“Besoj se nga vlerësimet që mund të bëjë gjykata masat do të jenë të paligjshme, por asgjë nuk e kthen 72-orëshin e heqjes s lirisë”, tha ai.Versus.al

Poll