
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari u ka dhënë përgjigje pyetjeve se përse aksionet e BKH-së janë zhvilluar pa praninë e policisë së Shtetit, sic ndodhi në rastin e kapjes së Adi Çobës.
Lamallari tha se kjo nuk ka të bëjë me mungesë besimi tek strukturat e Policisë së Shtetit, por ligji parashikon që edhe BKH të zbatojë masa sigurie.
Sipas ministrit të Brendshëm, policia e shtetit në zbatim të detyrimeve ligjore, ka mbajtur peshën më të madhe në zbatim të masave të sigurisë, jo vetëm me prokurorinë e përgjithshme por edhe me SPAK.
“Sa i përket bashkëpunimit me SPAK, qëllimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin, është detyrim ligjor. Policia e shtetit në zbatim të detyrimeve ligjore, ka mbajtur peshën më të madhe në zbatim të masave të sigurisë, jo vetëm me prokurorinë e përgjithshme por edhe me SPAK.
Për sa kohë ligji e parashikon që para 10 vitesh kur ne miratuam reformën në drejtësi duke i dhënë mundësinë që jo vetëm oficerët e BKH të kenë atributet e policisë gjyqësore, por edhe të zbatojnë masat e sigurisë, unë e shoh si zbatim të ligjit të asaj çfarë ne kemi planifikuar kur konceptuam dhe miratuam reformën në drejtësi.
Sa i takon zbatimit të disa masave të sigurisë, si rasti i fundit, për sa kohë ligji e parashikon që para 10 vitesh kur ne miratuam reformën në drejtësi duke i dhënë mundësinë që jo vetëm oficerët e BKH të kenë atributet e policisë gjyqësore”, tha Lamallari.Versus.al

