AKTUALITET /

U monitorua 3 ditë nga agjentët e BKH-së, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK bën me dije se në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Shkruar nga Versus

U monitorua 3 ditë nga agjentët e BKH-së, SPAK jep detaje nga

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Adi Çobës, një nga personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Ura”, i akuzuar si një nga drejtuesit e një grupi të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

SPAK bën me dije se në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

“Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit”, njofton Prokuroria e Posaçme.

Sipas burimeve, 35-vjeçari u arrestua në Shkozet të Durrësit teksa po zbriste shkallët e banesës së tij.

Në momentin e ndërhyrjes së oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Çoba ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka.

Adi Çoba ishte mbajtur nën vëzhgim për tre ditë nga agjentët e BKH-së, të cilët monitoruan çdo lëvizje të tij deri në momentin që e konsideruan të sigurt ndërhyrjen për arrestimin.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes SPAK, BKH-së dhe autoriteteve italiane. Gjatë arrestimit, Çobës iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë, si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes tyre një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane.

Njoftimi i plotë

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar A.Ç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi A.Ç ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to.

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij.

SPAK thekson se procedurat ndodhen ende në fazën e hetimit paraprak

Poll