AKTUALITET /

Babai i paralizuar, vetë me kriza epileptike/ Çfarë duhet të presë më shumë prokuroria dhe policia që të lirojnë protestuesin Niko Qarkaj?

I shoqëruar nga policia, ai u paraqit mbrëmjen e djeshme në urgjencën e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme

Shkruar nga Versus

Babai i paralizuar, vetë me kriza epileptike/ Çfarë duhet

Niko Qarkaj nga Kamza është ndër 19 protestuesit e arrestuar nga policia gjatë protestës së të enjtes para Parlamentit.

Ai po mbahet prej 48 orësh në paraburgim tek komisariati nr.3 në rrugën "Mine Peza" në Tiranë.

Niko vuan nga epilepsia dhe krizat e kanë kapur që në momentin e arrestimit, duke u shtuar më vonë dhe gjatë natës.

I shoqëruar nga policia, ai u paraqit mbrëmjen e djeshme në urgjencën e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme. Në recetën e lëshuar nga mjeku thuhet se ai ka nevojë për mjekim dhe në rast përkeqësimi duhet të shtrohet në spital.

Babai i paralizuar, vetë me kriza epileptike/ Çfarë duhet

E megjithatë, prokuroria nuk e ka marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore dhe protestuesi ka lënë spitalin në orët e para të ditës së sotme duke vijuar të qëndrojë në burg.

Avokati Gentian Serjani i pyetur nga Versus Albania, tha se receta e mjekut pas konsultës në urgjencën e QSUT i është vënë në dispozicion prokurorisë me kërkesën për lirimin e Niko Qarkaj por deri tani asgjë nuk është bërë.

Por nuk mbaron këtu. Niko është kujdestari i vetëm për babain e sëmurë i cili u aksidentua në vitin 2020 në kryqëzimin e Valiasit me Kamzën, ngjarje që nuk është zbardhur akoma.

Si pasojë e këtij aksidenti babai i Nikos mbeti i verbër dhe invalid, cka rëndoi më shumë gjendjen në familje, të cilët duhet të kujdeseshin tashmë për të.

Kjo është dhe arsyeja pse Niko ka dalë në protestë prej një muaji, pasi prej vitesh ka kërkuar të zbardhet e vërteta se kush e aksidentoi babain e tij, roje fabrike, mëngjesin e 7 shkurtit të vitit 2020, në aksin nacional Kamëz-Shkodër, në afërsi të Valiasit.

Niko Qarkaj ka denoncuar më herët në media padrejtësinë që I është bërë familjes së tij, pasi dëmtimet nga aksidneti e çuan të jatin në karrige me rrota si dhe humbi plotësisht shikimin.

Prej 48-orësh babai i Niko Qarkaj ndodhet i vetëm në banesë, ndërsa djali i tij 52 vjeçar përjeton herë pas here kriza epileptike. A duhen akoma dhe më shumë arsye të tjera që ai të lirohet?Versus.al

 

Poll