
Një 29-vjeçare humbi jetën sot pasdite në det si pasojë e dallgëve të mëdha në plazhin e Porto Novos.
Afërdita Xhilaj nga Shkodra, ndodhej me pushime në Zvërnec.
Sipas informacioneve, Xhilaj kishte ardhur nga Gjermania e shoqëruar nga dy miq gjermanë.
29-vjeçarja u përball me rryma të forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.
Ndërkohë, edhe Policia ka reaguar për rastin, duke bërë me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Versus.al

