
Protesta e 34-t në sheshin para Kryeministrisë është mbyllur me thirrjet “Lironi çunat” dhe “Ju erdhi fundi”.
Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit ku ndalesa e parë do të jetë komisariati nr.3 tek rruga “Mine Peza”.
Prej 48 orësh ndodhen në ambientet e paraburgimit mbi 18 protestues të cilët u ndaluan nga policia gjatë protestës tek Kuvendi të enjten.
Pasditen e së shtunës do të mbahet protesta mbarëkombëtare, ku pritet të mbërrijnë në Tiranë mijëra shqiptarë të diasporës.Versus.al

