
Kapet në Rinas një sasi prej 46 kg kanabis në bagazhet e 2 personave që sapo kishin ardhur nga Kanadaja.
Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të një fluturimi me itinerar Toronto–Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.
Pas kontrollit fizik të tyre, në prani të poseduesve, u sekuestruan rreth 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis sativa, të ndara në 89 pako.
Dy personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, ndërsa materialet dhe lënda e sekuestruar janë vënë në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.Versus.al

