AKTUALITET /

Mbi 1 muaj protestë, miratohet Platforma e Kuvendit Kombëtar. Dorëheqja e Ramës e panegociueshme

Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës ka zhvilluar një mbledhje pesëorëshe, ku janë miratuar në mënyrë unanime platforma dhe kriteret e anëtarësimit

Shkruar nga Versus

Mbi 1 muaj protestë, miratohet Platforma e Kuvendit Kombëtar.

Një grup nimsëtarësh për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës kanë njoftuar miratimin e platformës së Kuvendit Kombëtar.

Ata thonë se Kuvendi Kombëtar i Protestës “me hir a me pahir do të mblidhet”, duke shtuar se protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe se grupi nismëtar synon ta sigurojë atë.

Klajdi Bello dhe Armir Shkurti, përmes postimeve në Facebook bëjnë me dije se Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës ka zhvilluar një mbledhje pesëorëshe, në përfundim të së cilës janë miratuar në mënyrë unanime platforma dhe kriteret e anëtarësimit.

Në fund të reagimit, përsëritet se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme.

 
Poll