POLITIKË /

Protestuesit u dhunuan nga policia, Rama i sulmon: Dhuna, e vetmja gjë që mund të prodhojë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit!

Rama shkruan se  përshkallëzimi i situatës drejt dhunës fizike, është një rrjedhojë e qëndrimeve të aktorëve politikë dhe mediatikë që ai i konsideron nxitës të tensioneve

Shkruar nga Versus

Protestuesit u dhunuan nga policia, Rama i sulmon: Dhuna, e vetmja gjë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot protestuesit, duke i quajtur ata dhunues dhe dështakëzemërakë të bulevardit.

Megjithëse nga pamjet e përcjella sot gjatë protestës së paradites tek Kuvendi, shihet se si protestuesit u morën zvarrë nga policia, vetëm se ata tentuan tu hedhin miell e vezë makinave të deputetëve që hynin në godinën e parlamentit.

Rama shkruan se përshkallëzimi i situatës drejt dhunës fizike, është një rrjedhojë e qëndrimeve të aktorëve politikë dhe mediatikë që ai i konsideron nxitës të tensioneve

Rama shkruan se  përshkallëzimi i situatës drejt dhunës fizike, është një rrjedhojë e qëndrimeve të aktorëve politikë dhe mediatikë që ai i konsideron nxitës të tensioneve.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, thuhet në mesazhin e Ramën në rrjetin social Twiter.Versus.al

Poll