
Me mbylljen e fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej personave të arrestuar gjatë protestës së sotme.
Nga podiumi, organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve që marshimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Protesta e sotme para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe konfrontime mes efektivëve dhe protestuesve. Si pasojë e kësaj, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues në komisariat, 4 prej të cilëve do të qëndrojnë 72 orë, ndërsa nesër do të njihen me masat e sigurisë.Versus.al

