MAGAZINË /

"Gjelat" e Francës shkatërrojnë Suedinë, Mbappe vendos rekord të ri

Francezi u bë lojtari me më shumë gola në histori në fazën me eleminim direkt në Kupën e Botës.

Shkruar nga Versus

"Gjelat" e Francës shkatërrojnë Suedinë, Mbappe

Franca ka siguruar një vend në raundin e 16-të të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3-0 në stadiumin “MetLife”.

Njeriu i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Bradley Barcola, në një sfidë që “Gjelat” e dominuan nga fillimi deri në fund. Në raundin e ardhshëm, Franca do të përballet me Paraguain, i cili dy ditë më parë eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive.

Mbappe arriti në kuotën e nëntë golave në fazat eliminatore të Kupës së Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e ndeshjeve me eliminim direkt. Gjithashtu rrezikon edhe rekordin e Messit i cili ka 19 gola si golashënuesi më i mirë në turneun e Kupës së Botës. Mbappe renditet i dyti me 18 gola. Versus.al

 

Poll