MAGAZINË /

VIDEO/ Momente paniku në koncertin e yllit britanik Harry Styles, këngëtari rrëzohet për pak sekonda në skenën e Wembley

Ngjarja ndodhi teksa artisti po interpretonte këngën “As It Was”, që zakonisht mbyll koncertet e tij

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Momente paniku në koncertin e yllit britanik Harry Styles,

Një moment shqetësues është regjistruar në “Wembley Stadium” në Londër gjatë koncertit të së premtes mbrëma, kur këngëtari Harry Styles është rrëzuar në skenë për disa sekonda pas një incidenti gjatë performancës.

Ngjarja ndodhi teksa artisti po interpretonte këngën “As It Was”, që zakonisht mbyll koncertet e tij. Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, gjatë një momenti kur ai po përdorte ujë në performancë, një pjesë e tij dyshohet se i ka shkuar në rrugët e frymëmarrjes, duke i shkaktuar kollitje dhe humbje të përkohshme ekuilibri.

Publiku i pranishëm reagoi menjëherë me shqetësim, ndërsa video të ndryshme tregojnë këngëtarin të shtrirë për pak çaste në skenë, duke u kollitur dhe duke marrë frymë me vështirësi.

Megjithatë, situata zgjati vetëm disa sekonda. Harry Styles është ngritur vetë dhe ka vijuar performancën, duke qetësuar fansat e pranishëm në stadium.

Koncerti në Wembley Stadium vazhdoi normalisht pas incidentit, ndërsa video është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leggo (@leggo.it)

Poll