MAGAZINË /

Botërori 2026, Dua Lipa ”ndërpret” konferencën për shtyp të Portugalisë

Shkruar nga Versus

Botërori 2026, Dua Lipa ”ndërpret” konferencën

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të Portugalisë në prag të ndeshjes ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës 2026.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në stadiumin e Majamit, në sallë është dëgjuar me volum të lartë kënga “Don’t Start Now” e këngëtares Dua Lipa, si pasojë e një problemi teknik me sistemin e audios.

Sipas raportimeve, muzika ka vazhduar për gati dy këngë të plota, ndërsa askush nuk ka arritur ta ndërpresë menjëherë, duke shkaktuar një situatë të pazakontë në sallë dhe duke ndërprerë përkohësisht konferencën për shtyp.

Ngjarja ka sjellë të qeshura mes të pranishmëve, ndërsa një zëdhënëse e FIFA-s i ka kërkuar falje trajnerit të Portugalisë, Roberto Martínez, për incidentin teknik.

Trajneri spanjoll e ka marrë situatën me humor, duke u shprehur: “Nuk ka problem. Duhet të kërcejmë. Ndoshta Dua Lipa bën tifo për Portugalinë”, ndërsa në sallë është vërejtur një atmosferë e lehtësuar.

Pavarësisht incidentit, Portugalia vijon përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Kolumbisë, ku synon vendin e parë në Grupin K pas dy ndeshjeve të para të turneut.

Skuadra portugeze vjen pas fitores 5-0 ndaj Uzbekistanit, ndërsa trajneri Martínez ka vlerësuar formën e kapitenit Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola në atë takim.Versus.al

Poll