MAGAZINË /

VIDEO/ Pamje të frikshme, rrufeja godet shatërvanin në qytetin polak, objekti i mbrojtur nga UNESCO pëson dëme

Autoritetet lokale kanë njoftuar se shatërvani ka pësuar një defekt dhe se shfaqjet speciale janë pezulluar deri në një njoftim të dytë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje të frikshme, rrufeja godet shatërvanin në qytetin

Një incident i pazakontë është regjistruar në qytetin polak Wrocław, ku një rrufe ka goditur Shatërvanin Multimedial, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në sistemin e tij teknik.

Pas ngjarjes, autoritetet lokale kanë njoftuar se shatërvani ka pësuar një defekt dhe se shfaqjet speciale janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu, edhe programi i shfaqjeve gjatë ditës dhe mbrëmjes do të zhvillohet me kufizime.

Bashkia e qytetit ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe turistët, duke bërë të ditur se ekipet teknike po punojnë për riparimin e dëmit dhe rikthimin e funksionimit normal të shatërvanit.

Shatërvani ndodhet në kompleksin historik të Hala Stulecia, një monument i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 2006.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tgcom24 (@tgcom24)

Poll