Live Updates /

Qindra studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan 2 herë brenda 2 muajsh, AKU pezullon sërish “Sori AL”

*Ditën e sotme ka shkuar në 64 numri i studentëve të policisë të helmuar nga ushqimet e shërbyera me katering nga “Sori AL”. gjatë mbrëmjes 4 studentë të tjerë u paraqitën në QSUT pasi kishin shfaqur të njëjtat simptoma si kolegët e tyre. *Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se kishte marrë 14 mostra nga ushqimi i konsumuar nga studentët e helmuar dhe se deri në daljen e rezultatit të analizave, aktiviteti i kompanisë “Sori AL” do të jetë i pezulluar. *Kjo masë merret për herë të dytë brenda 2 muajsh për kompaninë e Alma Tafanit e cila herën e parë u shpall në kërkim për helmimin e mbi 50 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ditën e sotme ka shkuar në 64 numri i studentëve të policisë të helmuar nga ushqimet e shërbyera me katering nga “Sori AL”. gjatë mbrëmjes 4 studentë të tjerë u paraqitën në QSUT pasi kishin shfaqur të njëjtat simptoma si kolegët e tyre. *Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se kishte marrë 14 mostra nga ushqimi i konsumuar nga studentët e helmuar dhe se deri në daljen e rezultatit të analizave, aktiviteti i kompanisë “Sori AL” do të jetë i pezulluar. *Kjo masë merret për herë të dytë brenda 2 muajsh për kompaninë e Alma Tafanit e cila herën e parë u shpall në kërkim për helmimin e mbi 50 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

3 Postime
3 MINUTA ME PARE

Helmimi i 64 studentëve nga ‘Sori AL’, administratorja Alma Tafani: Kemi respektuar kushtet e higjenës

Qindra studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan 2

Administratorja e “Sori AL”, Alma Tafani është marrë në pyetje lidhur me rastin e përsëritur të helmimit të dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Tafani ka deklaruar se çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës.

Në pyetje u morën gjithashtu kuzhinieri, stafi tjetër që bën ndarjen e ushqimin në porcione për studentët, stafi i shpërndarjes si dhe studentët e helmuar.

Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është marrë në hetim sa i takon skandalit të dytë. Hetuesit po mbledhin provat dhe do të jetë Prokuroria më pas që do të vendosë se cilët persona do të vendosen nën hetim në lidhje me helimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Versus.al

1 ORE ME PARE

Helmimi i kursantëve për policë për herë të 2-të nga Sori AL, AKU pezullon biznesin

Qindra studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan 2

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se pas rastit të dytë të helmimit të dhjetëra studentëve nga ushqimi i shërbyer me katering nga “Sori AL” është marrë masa e pezullimit të aktivitetit të biznesit deri në daljen e përgjigjieve të analizave.

Ndërsa bën me dije se kushtet higjeno sanitare ishin të përshtatshme, AKU njofton se janë marrë 14 mostra nga ushqimet që konsumuan studentët dhe pritet rezultati i analizave të tyre.

Reagimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë,Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë,Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.

Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve.

Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Megjithatë kjo është hera e dytë që AKU ndërpret aktivitetin e kësaj kompanie vetëm brenda 2 muajsh. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përsëritja e rastit me "Sori AL", rritet numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

Qindra studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan 2
Administratorja e "Sori AL", Alma Tafani

Ka shkuar në 64 numri i studentëve të Akademisë së Sigurisë të cilët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas helimit me ushqimin e servirur nga kompania “Sori AL” e Alma Tafanit.

Përgjatë orëve të mbrëmjes 4 studentë të tjerë u paraqitën në QSUT me të njëjtat simptoma si kolegët e tyre.

Ndërkohë prokuroria dhe policia e Tiranës vijojnë hetimet për të nxjerrë përgjegjësin nga ky rast i përsëritur me kompaninë “Sori AL” që pretendoi dje se institucioni porosiste ushqim edhe nga biznese të tjera dhe se edhe kjo gjë duhej të bëhej pjesë e hetimit.

Rreth dy muaj më parë pas helmimit të mbi 50 studentëve, AKU mori vendimin për gjobitjen e Sori AL me 1.5 milionë lekë dhe mbylljen e aktivitetit. Megjithatë kompania ka vijuar të operojë dhe të dërgojë ushqim me katering në institucionin e Akademisë së Sigurisë. Versus.al

Poll