Live Updates /

“Kryebashkiakët të mos kthehen në Tiranë në ditë pune”, Rama: Do nisë pastrimi i kabujve ajrorë në qytete

*Pas takimit që pati me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë puna për “Rilindjen Urbane 2.0” me një sërë ndërhyrjesh në transportin publik, ujësjellës etj. *Rama bëri me dije se do të ketë ndërhyrje për të sistemuar nëntokë kabujt ajrorë që janë kthyer në “rrjeta merimangash” në qytete ku shumë prej këtyre kabujve as nuk janë në funksion. Gjithashtu tha se ka një projekt për të çuar në një nivel tjetër transportin publik me autobusë elektrikë në të gjithë vendin. *Gjatë deklaratës, pati një kritikë për kryebashkiakët për të cilët tha se duhet të ndërpresin “zakonin” që kthehen në Tiranë edhe në ditë zyrtare pune.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas takimit që pati me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë puna për “Rilindjen Urbane 2.0” me një sërë ndërhyrjesh në transportin publik, ujësjellës etj. *Rama bëri me dije se do të ketë ndërhyrje për të sistemuar nëntokë kabujt ajrorë që janë kthyer në “rrjeta merimangash” në qytete ku shumë prej këtyre kabujve as nuk janë në funksion. Gjithashtu tha se ka një projekt për të çuar në një nivel tjetër transportin publik me autobusë elektrikë në të gjithë vendin. *Gjatë deklaratës, pati një kritikë për kryebashkiakët për të cilët tha se duhet të ndërpresin “zakonin” që kthehen në Tiranë edhe në ditë zyrtare pune.

4 Postime
1 ORE ME PARE

"Rilindja Urbane 2.0", Rama: Do pastrojmë 'fijet e merimangave' nëpër qytete

“Kryebashkiakët të mos kthehen në Tiranë në

Kryeministri Edi Rama teksa paralajmëroi ndryshime në transportin publik, ujësjellës dhe hapësirat urbane, tha se një prej detyrave kryesore do jetë sistemimi i kabllove ajrore duke kaluar gradualisht drejt infrastrukturës nëntokësore.

“Është tanimë plotësisht e mundur që të pastrojmë qytetet tona nga fijet plastike të merimangave dhe siç e tregon inventari, pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty tërësisht si shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, tha kryeministri.

Ai shtoi më tej se brenda 10 ditëve të para të muajit korrik do të prezantohet program “Rilindja Urbane 2.2” që do të adresojë një sërë problematikash. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Lënë detyrën e vijnë në Tiranë”, kritika e Ramës për kryebashkiakët shkakton të qeshura tek socialistët

“Kryebashkiakët të mos kthehen në Tiranë në

Kryeministri Edi Rama pati një vërejtje për kryebashkiakët socialistë të cilëve u kërkoi që të qëndronin në bashkitë ku qëndrojnë dhe të mos shkojnë në Tiranë edhe në ditët kur janë në punë.

Duke mos i përmendur me emra, Rama u mjaftua vetëm duke thënë se bëhet fjalë për kryebashkiakët e zonës së juglindjes, por jo për Sotiraq Filon. Ndërsa përpjekja e tij për të mos dhënë emra u shoqërua me të qeshura, Rama thumboi edhe kryebashkiakët e PD duke thënë se këta të fundit nëse duan mund të qëndrojnë edhe në shtëpi.

“Me një vërejtje për disa nga kryebashkiakët, nuk dua t’I përmend me emra. Janë bërë pak problem, po e them në mënyrë të butë, pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Është shumë e rëndësishme që kjo praktikë të marri fund.

Nuk po i përmend me emër dhe publikisht. Lënë detyrën dhe komunitetit përpara se të vijë momenti zyrtar i pushimit dhe vijnë në Tiranë. Kjo gjë nuk është e justifikueshme dhe nuk është e pranueshme.

Është shqetësim që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur kryesisht në juglindje e verilindje. Në aksin Tiranë-Korçë. Nuk flas për ata të ish-PD se ata mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës se si janë si s’janë prapë ata janë. Flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë, nuk e kam për Sotiraqin”- tha Rama. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

“Do e çojmë në nivel tjetër transportin publik”, Rama: Autobusët do jenë elektrikë

“Kryebashkiakët të mos kthehen në Tiranë në

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së shpejti do të ketë një sistem të ri të transportit urban e ndërurban me flotë autobusësh elektrikë të cilët do të administrohen nga bashkitë.

Ai tha se fokusi është përmirësimi i transportit publik për qytetarët dhe turistët të cilët e kanë të vështirë të lëvizin në pikun e sezonit.

“Do të adresojmë nevojën për të çuar në një nivel tjetër transportin uraban dhe ndërurban duke nisur nga transporti i domosdoshëm duke nisur nga transporti i domosdoshëm dhe faktikisht hallka më e dobët e sistemit tonë të industrisë së re të turizmit që është transporti i sezonit të pikut kur bëhet shumë e vështirë për turistët dhe vizitorët që të lëvizin me mjete të vëna në dispozicion nga sektori publik. Qëllimi është të hyjmë në një fazë ku gjenerata e re e mjeteve të transportit publik të jetë tërësisht e gjelbër. Flasim për autobusë elektrikë të cilët kanë zero ndotje, gjë që është tendencë e përgjithshme në Europë.

Për të ndërtuar një sistem të përdorimit të këtyre mjeteve nën administrimin e bashkive. Pra do të jetë qeveria së bashku me bashkitë që do të sigurojnë mjetet dhe bashkitë duhet të bëjnë administrimin e tyre. Nëpërmjet një sistemi që tanimë e kemi pilotuar me shumë sukses në bashkinë e Dibrës përsa i përket parkut logjistik që do ta shtrijmë në gjithë territorin. Do u shërbejë bashkive për të gjitha ato shërbime të domosdoshme të mirëmbajtjes, pastrimit, hapjes së kanaleve kulluese e ujitëse”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

3 ORE ME PARE

Prej 3 javësh protesta masive, Rama mbledh në seli drejtuesit e qarqeve dhe u lë porositë

“Kryebashkiakët të mos kthehen në Tiranë në
Edi Rama

Ndërkohë që në vend prej më shumë se 3 javësh zhvillohen protesta masive ku kërkohet dorëheqja e tij, kryeministri Edi Rama u shfaq mëngjesin e sotëm në selinë rozë ku pati një takim me dyer të mbyllura me drejtues politikë qarqesh dhe kryebashkiakë. Përsa u takon protestave, Rama i konsideroi si "luftë digjitale", ndërsa u bëri thirrje të tijëve që të mos ndërpresin takimet në terren dhe komunikimet me qytetarët. 

Kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga posti që sipas tij ia kanë dhënë shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit. Pavarësisht kërkesave të protestuesve për qeveri teknike dhe anulim të ligjit për zonat e mbrojtura dhe investitorët strategjikë e më pas zgjedhje të parakohshme, Rama ka deklaruar se PS do vijojë mandatin deri në zgjedhjet e 2029-ës.

Disa ditë më parë, Rama mbajti një takim me deputetët dhe ministrat e PS ku e vuri theksin tek "algoritmi" që sipas tij po nxit qytetarët të dalin në protesta, ndërsa kritikoi ardhjen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë së Veriut në protestë. Versus.al

Poll