
Një 35 vjeçar i identifikuar si E.T është arrestuar nga policia në fshatin Bërzhitë ku po qëndronte afër një njësie pushimi.
Operacioni për kapjen e tij u organizua pas dyshimeve se 35 vjeçari merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Disa efektivë u angazhuan për arrestimin e të riut i cili tentoi të largohej me vrap pasi pikasi forcat policore.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 833 gramë kokainë, 576 gramë kanabis dhe një shumë prej 930 eurosh që kishte përfituar nga shitja e drogës. Hetimet kanë zbuluar se 35 vjeçari merrej me shpërndarjen e drogës në Bërzhitë dhe në qytetin Studenti. Versus.al

