MAGAZINË /

“Nëna i çoi djalit videon e babait me nusen”, detektivja zbulon rastin më ekstrem të tradhtisë

Detektivja tha se bëhet fjalë për një rast të ndodhur në zona të thella të Shqipërisë dhe jo në Tiranë.

Shkruar nga Versus

“Nëna i çoi djalit videon e babait me nusen”, detektivja

Detektivja private, Shkënda Lili ka shkaktuar habi të madhe tek publiku me rrëfimin e saj më të fundit lidhur me historitë e pazakonta të tradhtisë me të cilat është ndeshur gjatë punës së saj.

E ftuar në pokdastin e Grida Dumës, detektivja foli për rastin më ekstrem të tradhtisë teksa rrëfeu sesi një grua e moshuar kishte filmuar burrin e saj duke kryer marrëdhënie me nusen e djalit dhe më pas videon ia kishte dërguar këtij të fundit që jetonte jashtë shtetit ku nuk kishte dokumente.

Lili zbuloi se pajisjen për të filmuar ia kishte dhënë vetë ajo dhe se burri i të moshuarës ishte 70 vjeç, ndërsa nusja e djalit të tij 28 vjeçe.

“Po. Kur ma ka treguar historinë thoja ‘a është mirë kjo zonja’. Dyshoja në kuptimin që mbase nuk është mirë psikologjikisht”- tha detektivja ndërsa më tej vazhdoi rrëfimin.

Shkënda Lili: Zonja në fjalë shumë e zgjuar, ishte goxha e përgatitur dhe shumë bashkëpunuese. Ajo e realizoi vetë këtë gjë, kuptohet me ndihmën që unë ia shita pajisjen. Pasi unë kam folur më vonë, më tha ‘e realizova’. Telefonata e saj ka qenë shumë e lumtur pasi tha se ishte në bashkëpunim me djalin. Djali e mbështeste shumë nënën pas kësaj. Ajo ia kishte transmetuar në vija të përgjithshme por ishte e papranueshme.

Grida Duma: Si përfundim mbaroi ky zinxhir shëmtie?

Shkënda Lili: Unë kam parë dhe videon që më ka sjellë zonja në fjalë. Jam shokuar, nuk di çfarë të them. Me atë rast kam vërtetuar se ka ardhur fundi i njerëzimit. Zonja në fjalë ia ka transmetuar videon djalit dhe ai është ndarë nga nusja.

Grida Duma: I çoi videon e të atit me nusen?

Shkënda Lili: Absolutisht. Djali ka ardhur në Shqipëri dhe pse ishte pa dokumente. Është përballur me këtë, ka marrë nënën dhe është larguar, me babain nuk ka asnjë komunikim.

Deri para pak kohësh kam patur kontakt me zonjën në fjalë dhe është në proces divorci. Po lufton për t’a marrë vajzën në kujdestarinë e tij. Ka një problem se është pa dokumente dhe është e vështirë për t’a tërhequr atje ku jeton. Ky është rasti më ekstrem për mua. Versus.al

Poll