
Shqipëria ka shpallur person të padëshiruar shtetasen Ikball Huduti (Berisha) për një periudhë 15 vjeçare.
Vendimi vjen menjëherë pasi kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foton e Hudutit e cila kishte marrë pjesë në njërën prej protestave të nisura prej 25 ditësh. Në shkrimin e publikuar, Rama pretendonte se Huduti e cila njihet për mbështetjen e saj ndaj Iranit, kishte edhe foto me njërin prej njerëzve më të afërt të regjimit të Ajatollahëve, ish-presidentin Mahmud Ahmandinexhad.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se veprimtaria e kësaj shtetasje vlerësohet si kërcënim për vendin dhe sigurinë kombëtare. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Versus.al


