
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dha një deklaratë për mediat ku u pyet edhe lidhur me disa prej kërkesave të protestuesve të cilët prej javësh mbushin plot sheshin me kërkesën kryesore për ndryshimin e klasës politike.
Ndërsa tha se nuk ka asnjë marrëveshje me partinë Demokratike, mes kërkesave të cilat i komentoi ishte edhe ajo për kufizimin e mandatit të kryeministrit. Balla tha se protestuesit po lodhen kot për një kërkesë të tillë, pasi këtë gjë e vendos vetëm vota e popullit.
“Libri themelor i republikës së Shqipërisë është ligji më i rëndësishëm në vend. Është i qartë në këtë pikë, jemi një vend që mund të quhemi republikë e re në kuptim të viteve që kemi me kushtetutën. Kemi marrë modelin më të mirë të një republike të pastër parlamentare dhe modeli më i mirë është gjerman. As në Gjermani as në ndonjë republikë parlamentare që njoh unë nuk ka kufizim mandatesh. Këtë ta bën vetëm vota e popullit. Mos u lodhni kot thuaju atyre sepse kushtetutën e kemi të re dhe nuk jemi në kushte për të ndryshuar formën e organizimit të shtetit shqiptar”- u shpreh Balla mes të tjerash. Versus.al

