POLITIKË /

Begaj reagon për protestat në ditën e 25-të: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit u shpreh se qytetarët po shprehin shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kuadrit kushtetues

Shkruar nga Versus

Begaj reagon për protestat në ditën e 25-të: E drejta

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, ku është ndalur edhe te zhvillimet e fundit dhe protestat e zhvilluara në vend.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit u shpreh se qytetarët po shprehin shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kuadrit kushtetues.

“E drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me ligjet e vendit”, deklaroi Begaj.

Ai theksoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes qytetarëve dhe institucioneve, në respekt të shtetit të së drejtës dhe interesit publik.

Sipas Presidentit, kuadri kushtetues dhe parimet e demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e shoqërisë dhe institucioneve.

“Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e dialogut në funksion të interesit kombëtar dhe perspektivës europiane të vendit”, u shpreh Begaj.Versus.al

Poll