POLITIKË /

Rama pret ambasadorin e ri turk në Tiranë, vlerësohet marrëdhënia mes dy vendeve

Rama dhe Erciyes riafirmuan angazhimin për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, me një fokus të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimin e mundësive për investime dhe shkëmbime tregtare.

Shkruar nga Versus

Rama pret ambasadorin e ri turk në Tiranë, vlerësohet

Kryeministri Edi Rama priti në një vizitë kortezie ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes, ku në fokus të bisedës ishte ecuria e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektiva për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua niveli i lartë i marrëdhënieve shqiptaro-turke dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Rama dhe Erciyes riafirmuan angazhimin për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, me një fokus të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimin e mundësive për investime dhe shkëmbime tregtare.

Nga ana e tij, ambasadori turk shprehu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të kryeministrit Rama në Ankara, ku ai pritet të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.

Takimi u konsiderua një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë, ndërsa palët theksuan vullnetin e përbashkët për t’i çuar ato në një nivel edhe më të lartë në të ardhmen.

Poll