
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat kundër projektit të planifikuar në Zvërnec gjatë një interviste për France 24, duke deklaruar se pas tyre mund të ketë edhe ndikime nga faktorë të jashtëm.
Sipas Ramës, në protestat kundër projektit ka “ndërhyrje”, përfshirë nga Irani dhe aktorë të tjerë rajonalë, të cilët sipas tij nuk e mbështesin zhvillimin ekonomik të vendit. Ai shtoi gjithashtu se ekzistojnë edhe shqetësime të një pjese të qytetarëve, por theksoi se qeveria do të vijojë me projektet e planifikuara.
“Ne u zgjodhëm për të bërë atë që premtuam dhe mes tyre është edhe ky projekt”, u shpreh Rama, duke shtuar se në Tiranë ka protesta, ndërsa në zonën ku pritet investimi, sipas tij, ka mbështetje.
Ndërkohë, në një zhvillim tjetër në vend, policia ka finalizuar operacionin “Monitorimi” në Vau i Dejës, ku janë zbuluar parcela me bimë të dyshuara kanabisi dhe janë arrestuar dy persona. Hetimet për rastin vijojnë.Versus.al

