POLITIKË /

"Në Shqipëri nuk ecje 200 metra pa t'u grisur këpucët", Rama: Një nga mesazhet e këtyre ditëve të habitshme

Shkruar nga Versus
"Në Shqipëri nuk ecje 200 metra pa t'u grisur
Edi Rama dhe foto e postuar prej tij

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një prej mesazheve për të cilat ai pretendon se ia kanë dërguar persona të tjerë. Mes të tjerash në postimin e bërë nga një person në rrjetet sociale, thuhet se ishte rritur në një kohë kur në Shqipëri nuk ecje dot për 200 metra pa t’u grisur këpucët.

Postimi i Ramës krahas fotos së publikuar me këngën e titulluar 'I carried the storm':

MIRËMËNGJES  dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë.

***

Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos.

@mr.elprofe

Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.

Jo për t’i bërë lajka.

Jo për të bindur askënd.

Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.

Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.

Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.

Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte.

As që nuk janë bërë gabime.

Por për sqarim:

Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.

Nuk jam as i shitur.

As i blerë.

Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.

Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.

Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.

E di që do shahem.

Por s’ka problem.

Sepse në fund të fundit:

I shari shan.

I mençuri mendon. Versus.al

Poll