
Kryeministri Edi Rama pritet të thërrasë të mërkurën në një takim në selinë e PS, drejtuesit politikë të kësaj force politike në qarqe.
Burime për Versus Albania, thonë se takimi është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 8:30 në selinë e PS.
Tema e diskutimit nuk dihet ende me siguri, por zgjedhjet vendore dhe aktualiteti politik pritet të jenë në fokus të diskutimeve.

